Gjykata e Apelit ulë dënimin për Gjoko Popovskin

Gjykata e Apelit ka vendosur të ulë dënimin me burg nga nëntë në pesë vjet për punonjësin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski.

Marketing

Kjo është hera e dytë që Gjykata e Apelit vendos për rastin “Treqind”. Për herë të parë në vitin 2018, Gjykata revokoi vendimin për shkak të lëshimeve në procedurë dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Vendimi e shkallës së parë, si në rastin e parë më (22 maj 2018) dhe rastin e dytë (22 tetor 2019), për dënim me nëntë vjet burg në Gjykatën Penale u miratua nga gjyqtarja Dobrilla Kacarska.

Rasti “Treqind” i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) i referohej furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Brendshme. Sipas aktakuzës, ky prokurim dëmtoi buxhetin e shtetit për 453,570 euro.

Marketing