Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën Zani Çaushit për lirim me kusht. Seanca gjyqësore me dyer të mbyllura zgjati 45 minuta.
Gjyqtari, Selaudin Pysqyli, pas shqyrtimit të çështjes vendosi rrëzimin e kërkesës së tij të përfituar lirimin me kusht ndërkohë që pritet zbardhja e vendimit të plotë.
Prokuror i çështjes ishte Ervin Beqiri ndërsa Çaushi u përfaqësua me të njëjtin avokat Arben Lena.
Nga ana tjetër Zani Çaushi në ditët në vijim ka një tjetër seancë për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut.