Gjykata e Lartë e Pakistanit: Arrestimi i Khanit ishte i paligjshëm

Gjykata e Lartë e Pakistanit ka vendosur se arrestimi dramatik i ish-kryeministrit Imran Khan me akuza për korrupsion këtë javë, ishte i paligjshëm dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Marketing

Avokatët kishin argumentuar se ndalimi i Khan nga ambientet e gjykatës në Islamabad të martën ishte i paligjshëm.

Të paktën 10 njerëz janë vrarë dhe 2,000 janë arrestuar teksa protestat e dhunshme kanë përfshirë vendin. Arrestimi i së martës përshkallëzoi tensionet në rritje midis Khan dhe ushtrisë.

Udhëheqësi i opozitës, i rrëzuar me votëbesim në prill të vitit të kaluar, u soll në gjykatë me urdhër të gjyqtarit të lartë pakistanez.

Teksa Khan mbërriti në gjykatë, media vrapoi nëpër korridore për të kapur daljen e tij të parë publike që kur u arrestua.

I rrethuar nga siguria, Khan nuk tha asgjë ndërsa po shkonte drejt sallës së gjyqit të veshur me panele druri, e cila ishte e mbushur me zyrtarë të partisë së tij dhe gazetarë.