Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për përballjen e kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta.
Ajo do të mbahet lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe kompetencat për dekretimin e ministrave.
Seanca ishte parashikuar të zhvillohej në 25 mars, por u shty për shkak se një prej anëtarëve të kushtetuese ishte i prekur me Covid-19.
Seanca e re do të zhvillohet në datën 18 maj në orën 10:00.