Ballina Lajme Kosovë Gjykata liron nga akuza të përfshirët në rastin “Pronto”

Gjykata liron nga akuza të përfshirët në rastin “Pronto”

vGjykata Themelore në Prishtinë, ka liruar nga akuza të gjithë personat e përfshirë në rastin e njohur si ‘Pronto’, në të cilin protagonisti kryesor është ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.

Marketing

Në aktakuzë, përveç Grabovcit, janë përfshirë edhe ish-ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, dhe ish-deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Zenun Pajaziti.

Gjithashtu, si të akuzuar përmenden edhe ish-sekretarë të përgjithshëm të ministrive, një ish-zëvendësministër, këshilltarë politikë, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe zyrtarë nga pushteti lokal.

Në muajin prill të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte ngritur aktakuzë për këtë rast.

Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve të bazuara në përkatësi partiake dhe raporte personale.

Ngritja e aktakuzës, kishte pasuar publikimin në mediat lokale në vitin 2011, të bisedave të përgjuara telefonike të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat qenë përfshirë veç tjerash edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Marketing
Exit mobile version