Gjykatësi i Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot në INP “Shkup” ka biseduar me të akuzuarit Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski të cilët dje fizikisht ishin sulmuar në burg. Është konstatuar se sot gjendja në burg është e qetë, pa prishje të rendit dhe qetësisë dhe se të gjitha aktivitetet e personave të arrestuar zhvillohen pa ndërprerë.
I akuzuari Janakieski para gjykatësit ka deklaruar se ka marrë lëndime pas së cilës është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe terapi.
“Të arrestuarit në institucion nuk kanë dhënë vërejtje tjera të cilat janë në kompetencë të gjykatës, por edhe përveç asaj Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup i rekomandon drejtorisë së institucionit t’i ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe të bëjë revizion të orareve për shëtitje në ajër të pastër të personave të burgosur me çka në të ardhmen nuk do të mundësojë që personat të cilët kanë marrë pjesë në incidentin e djeshëm më të mos takohen në oborrin e burgut”, citohet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.
Nga gjykata informojnë se do të kërkojnë nga Drejtoria për kryerje të sanksioneve të bëjë analizë dhe të propozojë institucione tjera ndëshkuese-përmirësuese të cilat kanë kushte adekuate për të burgosurit e caktuar të cilët konsiderojnë se nuk janë të sigurt në burg, të transferohen në ato institucione.