Gjykatësja ia ndalon të arrestuarit të pijë “Pepsi” për katër vjet

KIEV, UKRAINE - 2018/09/13: Row of Pepsi Cola Cans seen in store. (Photo by Igor Golovniov/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Gjatë javës së kaluar, gjykatësja nga Hawaii me emrin Rhonda Loo, e shqiptoi një dënim interesant ndaj 21-vjeçarit Christopher Montilliano Jr., i cili ishte arrestuar për vjedhje veturash.

Marketing

Ajo e urdhëroi atë që të mos e konsumojë për katër vjet pijen “Pepsi”, meqë ai në momentin e arrestimit i kishte gënjyer policët se kushëriri i tij i kishte dhënë veturën me leje që të shkonte të blinte këtë pije.

Kur ajo e kuptoi se kjo është pija e tij e preferuar, vendosi ta shqiptonte këtë dënim ndaj tij.

“Është sindroma e deprivimit të Pepsit”, deklaroi ajo.
Montilliano kaloi shtatë ditë në burg pas arrestimit, ndërkaq gjatë kësaj kohë avokati i tij gjatë seancës në gjykatë tha se i riu e kishte kuptuar rëndësinë e respektimit të ligjit.
“Nuk do të vjedh më vetura”, i tha ai gjykatëses. “Nuk dua të rri më në burg”.

Loo gjithashtu e dënoi Montillianon me 100 orë shërbim të komunitetit dhe një gjobë prej 100 dollarësh.