Gjykimi për fatkeqësinë në Llaskarcë, dëshmitarët me detaje nga fatkeqësia

Me dëgjimin e dëshmitarëve okularë dhe ekspertëve nga Fakulteti i Makinerisë, ka vazhduar procesi gjyqësor për fatkeqësinë e autobusit të “Durmo Turs” në afërsi të fshatit Llaskarcë. Dëshmitari, Senad Hasani, nga Serbia sqaron se ditën kur ka ndodhur fatkeqësia ai me veturë ka udhëtuar për Gostivar, ndërsa pas pikëpagesës së parë ka vozitur pas autobusit. Ai tha se për një moment ka parë autobusin se si kthehet në anën e djathtë sikur të ç’kuçet nga komunikacioni.

Marketing

“Nuk kishte ndonjë zhurmë, frenim apo diçka të dalë tym nga autobusi. Nuk pashë as të jenë aktive dritat e frenave, mendova po i ndodh diçka shoferit. Unë drejtoja automjetin tim me 80 deri 90 kilometër në orë, ndërsa kisha ndërmend ta tejkaloj të njëjtin. Fatmirësisht nuk e bëra atë, se do të kisha pësuar. Autobusi i kaloi mbrojtëset e autostradës dhe doli nga rruga. U mblodh shumë popull që u ndihmonin të lënduarve, erdhi dhe ndihma e shpejtë. Fatkeqësia për mua ishte shok i madh.”,- tha deklaroi një dëshmitar.

Ndërkohë, edhe eksperti nga Fakulteti i Makinerisë në Shkup, Millan Qosevski, tha se ai me kolegët e tij me urdhër të Prokurorisë Publike kanë kryer pjesën e tyre të analizave sa i përket arsyeve për fatkeqësinë.

“Në rrugë nuk kishte asnjë gropë e cila do të kishte ndikuar mbi drejtimin e automjetit. Nuk ka gjurmë nga frenimi i dukshëm i autobusit në autostradë. Mbrojtëset e autostradës për një kohë kanë arritur të frenojnë shpejtësinë e autobusit i cili më pas ka shkelur dhe tejkaluar të njëjtat. Pasi ka kaluar mbrojtësen e tretë të autostradës ka dalë nga rruga, ku ka filluar të bie dhe rrokulliset”,- u shpreh një dëshmitar.

Mbrojtja e të akuzuarve kontestonte ekspertët, pasi, sipas tyre, të njëjtit nuk kanë pasur licencë në kohën e ekspertizës. Ndërsa trupi gjykues mohoi këto pohime me raport zyrtar nga Fakulteti i Makinerisë në Shkup, ku u përmendën ekspertët e licencuar që kanë marrë pjesë në ekspertizë.

Në fatkeqësinë e Llaskarcës që ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar humbën jetën 16 persona, ndërsa një numër i madh prej tyre mbetën të lënduar. Për këtë rast akuzohen 6 persona.