Ballina Lajme Maqedoni Gjykimi për “TNT”, Toni Trajkovski nuk u paraqit në seancë

Gjykimi për “TNT”, Toni Trajkovski nuk u paraqit në seancë

Ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si i pandehuri i dytë në rastin “TNT”, që ka të bëjë me prishjen e objektit “Kosmo”, nuk u paraqit sot në seancën e radhës pranë Gjykatës Penale. Jovica Straskovski – avokati i ish-kryetarit të Gazi Babës, u paraqit në gjykatë pa praninë e klientit të tij, me pretekstin se ai ishte rrahur gjatë javës së kaluar dhe kishte marrë lëndime të dukshme në kokë dhe trup.

Marketing

“Toni Trajkovski është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Shkup”,- tha gjyqtari, Ognen Stavrev, duke lexuar pro-memorien e avokatit.

Sipas avokatit të Trajkovskit, ai ishte keqtrajtuar të enjten dhe kishte marrë plagë të mëdha trupore. Gjykatësi, Ognen Stavrev, kontaktoi mjekun që e kishte mjekuar, i cili i tha atij se pacienti ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte duke shkuar për në shtëpi.

“Nëse nuk paraqitet për 1 orë, do t’i dërgojmë policinë në shtëpi për ta marrë me forcë”,- tha gjykatësi, dhe dha një orë pushim.

Gjyqi “TNT” ka më shumë se 2 vjet nëpër labirintet e gjyqësorit. Në dy seancat dëgjimore të mëparshme, disa nga të pandehurit nuk kishin avokatë dhe u emëruan avokatë shtetërorë. Trajkovski e zëvendësoi përsëri avokatin mbrojtës, duke caktuar një avokat të ri. Avokatët e rinj kanë kërkuar kohë për të shqyrtuar çështjen, duke e vonuar akoma edhe më shumë procesin në fjalë.

Exit mobile version