Ballina Lajme Maqedoni Gjyqi për “Llaskarcën”, familjarët kërkojnë përgjegjësi për fajtorët

Gjyqi për “Llaskarcën”, familjarët kërkojnë përgjegjësi për fajtorët

“Në lidhje me Super Ekspertizën që duhet ta bëje Byroja për Ekspertiza Gjyqësore, pas një viti nuk është lëvizur asgjë në këtë drejtim. Kjo është turp për gjyqësorin, turp për gjykatësin që udhëheq me lëndën, turp për Byronë për Ekspertiza Gjyqësore. Kjo tregon që gjyqësori po blen kohë dhe kërkon mënyrë se si të akuzuarit që e kanë kryer dëmin, kanë mbytur 16 persona, të lirohen. Dhe ne këtë nuk do ta lejojmë, na besoni”, deklaroi Bllagojce Tërpveski, prind i njërës viktimë.

Tëprevski së bashku me familjarët e tjerë të viktimave kërkuan të takohen me gjykatësen që udhëheq me këtë lëndë, Dijana Gruevska, e cila sipas tyre ka kërkuar super-ekspertizë vetëm për të blerë kohë dhe për t’i shpëtuar të akuzuarit, ata vlerësojnë se ekspertiza paraprake ka qenë e mjaftueshme ndërsa kanë dyshime për këtë që punohet aktualisht.

“Unë ju them se këtë super ekspertizë fillimisht e punojnë njerëz joprofesional, e dimë ne se cilët njerëz janë të angazhuar ta bëjnë këtë super ekspertizë, ne të gjithë dyshojmë në qoftë se kjo super-ekspertizë është e porositur, vetëm që të mbrohen fajtorët në këtë lëndë dhe të zvarritet procesi”, tha Bllagojce Tërpveski, prind i njërës viktimë.

Familjarët e viktimave paralajmëruan hapa më radikale në qoftë se ky rast nuk ka epilog për një kohë të shkurtër, përkatësisht, ata do të protestojnë duke bllokuar rrugë.

Edhe Gjykata Penale ankohet për mungesën e super-ekspertizës. Sipas tyre, ata 9 herë deri tani deri te Byroja për Ekspertiza Gjyqësore kanë intervenuar që kjo procedurë të përfundojë sa më shpejt, por pa rezultat.

“Duhet ta dini se gjykata deri në këtë moment ka intervenuar 9 herë deri te Byroja për Ekspertiza Gjyqësore që në kohë ta realizojë super ekspertizën, e cila është e nevojshme për të përfunduar procedura dëshmuese, të thuhen fjalët përfundimtare dhe të sillet aktgjykimi. Për të gjitha kërkesat, por edhe për zvarritjen e kësaj për një vit, gjykata ka informuar Këshillin Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në një ngjarje që u realizua shpejt kohë në gjykatë, për këtë rast e njoftuam edhe Ministrin e Drejtësisë”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

Byroja për Ekspertiza Gjyqësore nuk iu përgjigj pyetjeve tona. Por pritet që më 29 nëntor ekspertët më në fund të kryejnë inspektim në autobusin famëkeq dhe pas kësaj, pritet të finalizohet super-ekspertiza./Alsat.mk

Marketing
Exit mobile version