Gmail arrin në 1.5 miliardë përdorues

Gmail është i stërmadh. Tre vite më parë Google raportoi se platforma kishte 1 miliardë përdorues aktivë.

Marketing

Tashmë shërbimi shumë popullor i e-mail-it bëri të ditur në Twitter se ka 1.5 miliardë përdorues.

I bie që në botë, 1 në 5 njerëz të ketë një postë elektronike Gmail.

Megjithatë kjo mund të mos jetë aq e vërtetë sepse një përdorues mund të ketë disa adresa Gmail.
Megjithatë kjo shifër mbetet arritje e madhe për Google.

Marketing