Ballina Lajme Maqedoni Goditet nga automjet në dalje të Kërçovës, lëndohet rëndë një grua

Goditet nga automjet në dalje të Kërçovës, lëndohet rëndë një grua

Siç njoftojnë nga MPB, dje rreth orës 10:30 në Kërçovë është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë – Ohër një automjet BMW me tabela të Kërçovës e drejtuar nga S.S (51) ka goditur një grua më të moshuar me të njëjtat iniciale.

Marketing

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Stefan Dimovski theksoi se në aksident gruaja ka marrë lëndime të rënda trupore që janë konstatuar në spitalin e Tetovës.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SP Kërçovë, ndërsa arsyet e aksidentit do të vërtetohen në procedurë.

Exit mobile version