Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi-Gold AG, e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Liri a Vdekje”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip.
Teksti dhe muzika është bërë nga vet reperi, ndërkohë që për orkestrimin është përkujdesur Alban Fortuna.
Ndërsa videoja e veçantë i është besuar produksionit ‘M Production’, kurse piktura në të vërtetë u realizua nga Kastriot Imeri.