Ballina Sport Goli i Armend Thaqit një ndër katër golat më të mirë të...

Goli i Armend Thaqit një ndër katër golat më të mirë të javës në Conference League

Ballkani mbrëmë shënoi fitore historike kundër Sivasspor me rezultat 3-4 në kuadër të fazës së grupeve të Conference League. Serinë e golave për suharekasit e hapi mbrojtësi, Armend Thaqi, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Goli i Thaqit i shënuar në minutën e 20’të u vlerësua si një nga katër golat më të mirë të javës në Conference League.

Lidhur me këtë UEFA ka hapur edhe një votim se cili gol mendojnë tifozët që ishte më i miri. Përveç Thaqit gola shumë të bukur shënuan edhe Alex Baena (Villareal), Christian Kouame (Fiorentina) dhe Euclides Cabral (Apollon).

Golat e tjerë për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja i shënuan Arbër Potoku, Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi.

KËTU mund të votoni për të shpallur golin më të mirë të javës.

https://www.uefa.com/uefaeuropaconferenceleague/goal-of-the-week/

Exit mobile version