Goli i Ibrahimit i jep fitoren Shkëndijës

Një gol i sulmuesit Besart Ibraimi në minutën e 87’ të takimit i dha Shkëndijës së Tetovës fitoren e dytë radhazi në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, në transfertën përballë Makedonija GP.

Marketing

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka vuajti jo pak për të marrë fitoren në këtë transfertë, pasi vendasit u mbrojtën me forca të shumta dhe lanë pak hapësira për lojë, por sulmuesi 33-vjeçar Ibraimi ia doli të thyejë mbrojtjen kundërshtare dhe të shënojë golin me vlerë 3-pikëshe.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Shkëndijës, që pas 3. Javësh kampionat, kryeson me 7 pikë, po aq sa ka edhe skuadra tjetër shqiptare, Shkupi.

Ndërkohë gjeti fitoren e parë në kampionat edhe skuadra tjetër shqiptare, Renova, që mposhti Akademinë Pandev me shifrat 2-0. Ekipi nga Xhepçishti vinte pas dy barazimeve radhazi dhe me 3 pikët e marra sot ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 5 pikë.

Marketing