Ballina Lajme Maqedoni Gostivar, brenda 24 orëve kafshohen nga qentë endacak gjashtë qytetarë

Gostivar, brenda 24 orëve kafshohen nga qentë endacak gjashtë qytetarë

Pesë persona sot në Gostivar janë kafshuar nga qentë endacak. Jo zyrtarisht, bëhet fjalë për të njëjtin qenë që i ka sulmuar barorët e Gostivarit.

Marketing

Sulmin endacaku e ka kryer te parku i madh i qytetit në afërsi të Palestrës sportive te qytetit. Sulmi i parë ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, kurse sulmi i fundit në ora 11.

Personi më i ri i sulmuar është 23 vjeçar, më i moshuari 62 vjeçar. Dy persona të sulmuar janë të gjinisë mashkullore dhe tre të gjinisë femerore.

Ne të njëjtin vend, ditën e djeshme ishte sulmiar një fëmije 7 vjeçar. Të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetë. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore në repartin e urgjencës në Spitalin e Gostivarit. Rastet i konfirmojnë nga spitali i Gostivarit dhe nga Policia. Për detaje të hollësishme pritet, policia të dalë gjatë ditës së nesërme.

Marketing
Exit mobile version