Gostivar, mbi 640 nxënës do të regjistrohen në klasë të parë

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-12 12:26:05Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Vetëqeverisja lokale e Gostivarit i përfundoi përgatitjet për fillimin e vitit shkollor.

Marketing

Në Sektorin e Arsimit të Komunës së Gostivarit sipas të dhënave të fundit ka rritje të numrit të nxënësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në shkollat fillore në qytet dhe nëpër fshatra, janë regjistruar 642 nxënës për klasë të parë, ndërsa numri total do të dihet në fillim të vitit shkollor. Rritje ka edhe tek shkollat e mesme ku në vitin e parë janë regjistruar 921 nxënës”, tha Asilajn Snopçe.

Ajo vërtetoi se janë kryer kontrollet e domosdoshme për dezinfektimin e objekteve.

Marketing