Gostivar, miratohet Programi Zhvillimor për vitin 2019, shumë projekte të hartuara nga BDI

Në seancën e nëntë të Këshillit të komunës së Gostivarit, me mbështetje të Këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI dhe shumicë, u miratua Programa Zhvillimore e Komunës së Gostivarit për vitin 2019.

Marketing

Në fjalimin e tij, koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, z. Shpëtim Xhelili potencoi që mbështetja ndaj Programës zhvillimore bëhet edhe nga faktë që një pjesë e konsiderueshme e projekteve të parapara janë projekte të përgatitura nga BDI dhe të përfshira në programën parazgjedhore të BDI-së që u hartua në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

“Do të doja që të jetë prezent në sallë Kryetari i komunës që në emër të Këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim t’i shpreh faleminderim për Programën Zhvillimore të Komunës së Gostivarit për vitin 2019, ngaqë ka marrë në konsideratë dhe e ka vlerësuar si prioritet programën parazgjedhore të BDI-së që u hartua në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Gjithashtu një faliminderim të veçantë për administratën e komunës që ka bërë “Copy Paste” një pjesë të programës parazgjedhore 2017 – 2021 të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI. U premtojmë mbështetje të parezervë për realizimin e kësaj programe nga ana e Këshilltarëve të BDI-së, ngaqë janë projekte që ua premtuam qytetarëve dhe kjo mund të dëshmohet në programin parazgedhor që e prezantoi para jush”, tha mes të tjerash këshilltari integrist, Shpëtim Xhelili.

Kryesuesi i Këshillit të Komunës së Gostivarit, z. Nasir Musliu duke folur për projektet e parapara për ndërtim në fshatin Çegran si lokaliteti më i madh në komunën e Gostivarit, propozoi përfshirjen edhe të projektit për ndërtimin e pendës në lumin Vardar, si dhe ndërtimin e sistemit të kanalizimit për ujërat fekale.

Në konstruktivitet të plotë, Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI dhe shumicë në këshillin komunal, miratuan pikat e rendit të ditës që u konsideruan të dobishme dhe në të mirë të qytetarëve të Komunës së Gostivarit.

Marketing