Mbrëmë rreth orës 22 e 15 minuta, në Sektorin për punë të brendshme-Tetovë, është denoncuar se gjysëm ore më herët, në fshatin Banjicë e Poshtme një vajzë 13-vjeçare është rrëzuar nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë.
Gjatë rënies në pjesën e gjelbëruar të oborrit, vajza ka pësuar lëndime trupore, kështu që me anë të autoambulancës, është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, dhe pasi që ka marrur ndihmën mjekësore, është transferuar në Kompleks klinikat ,,Nënë Tereza,, në Shkup.
Inspektimn në vendin e ngjarjes, e ka kryer ekipi nga Stacioni Policorë-Gostivar, punohet në zbardhjen e rastit.