Gostivar, Xhaferi takoi kryetarët e Këshillave Vendorë

Kryetari i degës së BDI-Gostivar, z. Valdet Xhaferi të martën realizoi takimin e parë me kryetarët e sapozgjedhur të Këshillave Vendorë.

Marketing

Gjatë takimit që kishte karakter konsultativ, kryetari Xhaferi njoftoi kryetarët e Këshillave Vendorë me aktivitetet e realizuara dhe aktivitetet e parapara për të ardhmen, me theks të veçantë vazhdimin e anëtarësimit.

Xhaferi ftoi kryetarët e Këshillave Vendorë të sensibilizojnë anëtarësinë rreth procesit të anëtarësimeve të reja, duke mundësuar që çdo qytetari të Gostivarit t’i mundësohet anëtarësimi në BDI.

Për këtë qëllim, Xhaferi njoftoi që zyrat e BDI do të jenë të hapura çdo ditë pune nga ora 17 deri 20 dhe ditave të shtuna.

Krahas flëtë-anëtarësime që do të shpërndahen në zyrën e partisë, anëtarësimi do të mund të bëhet edhe “online”, përmes faqes elektronike: www.regjistrim.mk