Një vajzë nga Gostivari, duke ikur nga një tufë qenshë, ka rënë në lumin Vardar. Informatat ende nuk janë zyrtare, ndonëse vijnë nga policia, e cila është vënë në kërkim të vajzës, përcjell FLAKA.
Policia e Gostivarit operacionin e saj për kërkim dhe gjetje të vajzës është duke e zhvilluar së bashku me Njësinë Territoriale kundër Zjarreve në Gostivar si dhe mjekë nga Ndihmën e Shpejtë pranë Spitalit të Gostivarit.
Kërkimet aktualisht janë përqëndruar në pjesën e rrjedhës së Vradarit në fshatin Turçan i Vogël.
Kërkimeve të Policisë u janë bashkangjitur edhe banorët e lagjeve përreth therrtores “Gorni Pollog” në Gostivar dhe ata të fshatit Turçan i Vogël.