Ballina Lajme Maqedoni Gostivarasi mashtrohet nga një Agjension turistik, pagoi 2000 euro dhe ngeli pa...

Gostivarasi mashtrohet nga një Agjension turistik, pagoi 2000 euro dhe ngeli pa pushim!

Me datë 21.07.2022 në ora 19:30 në Stacionin Policor Gostivar, një 36 vjeçar nga rrethina e Gostivar, ka raportuar se është mashtruar nga personi M.K.(36) nga Shkupi, pronar i një agjensie turistike nga Shkupi për një shumë të parave prej 1500 euro dhe 500 franga zvicerane.

Marketing

Sipas raportit, më 18/05/2022 ai ka rezervuar pushime në Turqi për 13/07/2022, pas së cilës ia ka dhënë paratë me kontratë noteriale.

Siç raportohet, M.K. as nuk i ka rezervuar një datë pushimi dhe as nuk i ka kthyer paratë. Rasti është duke u zbardhur.

Exit mobile version