Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Policia me anë të një deklarate për mediet sot në 16 maj njofton për një grabitje në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku dy shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O.L dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Një nga grabitësit ka qenë i pajisur me armë. Autorët janë larguar, teksa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj ka arritur të sigurojë pamjet e grabitjes së argjendarisë. Siç shikohet në pamje, një nga grabitësit pret jashtë argjendarisë, ndërsa ai me armë merr bizhuteritë.

Burimi: botasot.info / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF