Grabitet taksisti 60-vjeçar, i vidhen 2000 denarë

Një taksist 60-të vjeçar mbrëmë në polici ka denoncuar se është grabitur nga dy persona të panjohur. Siç kumtoi MPB, mbrëmë në orën 21:00 në SPB Shkup, S.K. (60) nga Shkupi ka denoncuar se drejtpërdrejtë para lajmërimit në rr. “Pllaçkovica” dy persona të panjohur e kanë grabitur.

Marketing

Autorët, të cilët ishin udhëtarë në automjetin e tij, me përdorimin e forcës fizike dhe me kërcënim për jetë i kanë marrë 2000 denarë dhe kanë ikur. Ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit.