Grabitet trupi i pacientit të vdekur nga Reparti Infektiv në Strumicë

Rreth tridhjetë persona e kanë rrëmbyer trupin e të ndjerit nga Reparti i Sëmundjeve Infektive në Strumicë, i cili ishte i afërm i tyre,. Siç thonë nga inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor për “Fokus”, pacienti është pranuar për trajtim në orët e hershme të mëngjesit, si një rast i dyshimtë i Covid-19 dhe menjëherë i është bërë testi se a është bartës i virusit apo jo. Ndërkohë, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq. Rezultatet e testit të tij nuk janë ende gati.

Marketing

Drejtori i spitalit në Strumicë, Naqe Gogov, thotë për SDK.mk se pacienti i ndjerë ishte 49 vjeç.

Sipas tij, të afërmit e pacientit të ndjerë së bashku me 20 persona të tjerë, hyjnë në klinikën e sëmundjeve infektive dhe bashkë me shtratin ku ishte shtrirë e kanë nxjerrë jashta, ku ata i priste një furgon dhe e transportuan në shtëpi.

Mjekët nuk mund të bënin asgjë nëse meqë ishin shumë njerëz dhe nëse kishin reaguar do të shkaktohej ndonjë incident edhe më i madh. Por gjithsesi rastin e kanë paraqitur në polici, thonë nga Spitali Infektiv.

Marketing