Mbrëmë pas mesnatës nën kërcënimin e armëve është grabitur një pompë e derivateve.
Në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë, përkatësisht në hyrje të Fushë Kosovës, mbrëmë pas mesnatës është grabitur një pompë e derivateve.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se grabitja ka ndodhur në ora 01:00 dhe të dyshuarit nën kërcënimin e armës dhe të maskuar kanë grabitur një shumë të parave.
“Sot rreth orës 01:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Grabitje e Armatosur. Rasti ka ndodhur në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtine, saktësisht në një pompë derivatesh, ku persona të dyshuar, maskuar nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti për lajmi.net.
Ajo ka thënë se, aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin.