Grabitje në shtëpinë e Salah, hajdutët vodhën gjësende të pazakonta

Grabitës të panjohur hynë në shtëpinë e futbollistit Mohamed Salah në Kajro të Egjiptit dhe morën marrës (resiverë) satelitorë – njoftuan mediat lokale.

Marketing

Autoritetet egjiptiane janë duke e hetuar incidentin e ndodhur në fundjavë, ndërsa mësohet se ngjarja është parë nga një i afërm (nipi i futbollistit), i cili po kalonte pranë shtëpisë dhe pa se dritaret ishin të hapura.

Një kontroll i shpejtë zbuloi se shtëpia ishte në rrëmujë, gjërat ishin të shpërndara. Aktualisht është e paqartë saktësisht se çfarë është vjedhur, por mediat egjiptiane kanë përshkruar se janë marrë gjësende ‘elektrike’ dhe ‘pajisje’.

Siç transmeton The Sun, policia është duke hetuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe se ka intervistuar rojet e sigurisë dhe ka shqyrtuar kamerat e vëzhgimit (CCTV) në lidhje me këtë.

“Kamera të vëzhgimit përreth po shkarkohen dhe personeli i sigurisë i ngarkuar për sigurimin e vendit po merret në pyetje”, ka thënë një burim për Al-Ahram.

Marketing