Para disa muajsh, Granit Xhaka mori lajmin më të mirë në jetën e tij.
Mesfushori nga Kosova u bë baba i një vajze nga gruaja e tij, Leonita Lekaj.
Pas stërvitjeve të sotme me Arsenalin, Graniti po e shijon kohën e lirë me vajzën e tij, Ayana.
Së fundmi, 27-vjeçari ka postuar një fotografi me vajzën e tij ku të dy shihen të buzëqeshur.
“Nuk ka nevojë për fjalë”, ka shkruar Xhaka.