Gratë mund të shtyjnë menopauzën

Tashmë gratë mund të vonojnë menopauzën deri në 20 vite. Edhe pse më herët dukej e pabesueshme duket se përparimi i mjekësisë dhe teknologjisë, do të ndikojë pozitivisht në jetën e shumë grave.

Marketing

Procedura mjekësore që vonon menopauzën, e para e këtij lloji në botë, kryhet përmes ndërhyrjes kirurgjikale dhe zgjat më pak se 30 minuta, dhe prej saj mund të përfitojnë gratë deri në moshën 40-vjeçare.

Operacionet kryhen në Birmingham, në Britani të Madhe dhe deri më tani janë shënuar 9 raste, të cilat sipas ekspertëve kanë rezultuar të suksesshme.

Sunday Times raporton se procedura mjekësore ngrin indet nga vezoret duke ndikuar në orën e tyre biologjike. Përfitimet shëndetësore janë të mëdha, pasi menopauza shkakton probleme serioze në shëndet, sikurse janë osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës.

Po kështu, evitohen edhe djersitjet gjatë natës, problemet me kujtesën, ndryshimet e humorit dhe ankthi, të gjitha këto efekte anësore që shkaktohen nga menopauza.

Marketing