Gratë që fitojnë më shumë para se partnerët e tyre tregojnë si u ka ndikuar kjo tek lidhja!

BuzzFeed pyeti njerëzit për marrëdhënien romancë-para dhe ç’mendim kanë partnerët e grave që fitojnë më pak se to. Ja si u përgjigjën gratë:

#1

Marketing

Fitoj trefish më shumë se bashkëshorti im. Ai mendon se kjo është gjëja më seksi në botë. Ne i ndajmë financat bazuar në punët tona. Për shembull, unë blej ushqime, ai blen të tjera gjëra për shtëpinë. Kur udhëtojmë, unë shpenzoj para për biletat dhe hotelet, ai blen ushqimin atje. Në përgjithësi, ka qenë një përvojë pozitive për ne.

#2

Jam prej 20 vitesh e martuar dhe gjithmonë kam fituar më shumë para se ai. S’ka qenë asnjëherë problem. Në fakt, tani ai s’po fiton më asgjë sepse po kujdeset për prindërit e tij. Gjejeni çfarë? Nuk jemi më në vitet 1950.

#3

Unë fitoj më shumë para se i dashuri im dhe kam një punë vërtet të lodhshme, të mbizotëruar nga burra. I vetmi shqetësim që ka i dashuri im është që ai mendon se duhet të vlerësohem më shumë për punën e vështirë që bëj dhe mjedisin toksik në të cilin jam.

#4

Mami im gjithmonë ka sjellë më shumë para se babi. Ai është krenar që ka një grua aq të zgjuar. Nuk jemi më në epokën kur gratë rrinin në shtëpi dhe bashkëshortët shkonin në punë.

#5

Gjatë viteve të fundit unë jam kujdesur më shumë për shpenzimet financiare si ushqimet, qeraja etj, teksa i dashuri im po vazhdon shkollën për juridik dhe është në kërkim të një pune.

#6

Partneri im ka qenë më mua që kur kisha një rol të vogël në punë dhe më ka mbështëtur 100% për të marrë një pozicion shumë më të rëndësishëm tani. Ankesa e tij e vetme * ndonjëherë * ka të bëjë me ekuilibrin punë-jetë; ai mendon se kam nevojë për pak kufij, që të jem më e pranishme në lidhje, familje dhe shoqëri.

#7

Po, unë fitoj më shumë se partneri im por një pjesë të suksesit tim ia dedikoj atij. Ai më ka motivuar e më ka dhënë shtysë të përfundoja studimet dhe të gjeja punën e ëndrrave.

#8

Bashkëshorti im ka qenë mbështetësi im më i madh. Nëse sot fitoj më shumë se ai, është falë dashurisë së tij dhe familjes sime. Ndoshta do ia dilja dhe pa to, por ndihem më e lumtur t’ia dal pranë tyre!

#9

I fejuari im dhe unë bëjmë të njëjtën punë. Unë paguhem më shumë thjesht sepse kam diplomë bachelor-i, edhe pse ai ka më shumë eksperiencë.

#10

Në fillimet e lidhjes sonë, unë fitoja më shumë dhe ai ishte i papunë. Ndihej keq sepse unë paguja për takimet tona, por unë ndihesha e lumtur që kisha dikë aq të mrekullueshëm për të dalë në takime. Ai filloi punë më vonë, edhe pse me një rrogë më të vogël se e imja. Punë e madhe! Më shumë para = më shumë mënyra për të bërë gjëra argëtuese së bashku. Jemi një skuadër, dhe shumë e fortë madje!

#11

Ai më tha se po humbja kohë duke studiuar dhe punuar shumë dhe se për të nuk ishte tërheqëse dikush që “i jeptë përaprësi karrierës”. Sigurisht që e lashë.