Ballina Lajme Rajon Greqi: Gjenden trupat e 18 emigrantëve të djegur nga zjarret

Greqi: Gjenden trupat e 18 emigrantëve të djegur nga zjarret

18 persona kanë vdekur në një zonë pyjore të Greqisë verirore.

Marketing

Kështu ka bërë të ditur sherbimi grek i zjarrfikësve, ku raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë.

Flakët arritën në mjediset e spitalit universitar të qytetit dhe foshnjat e porsalindura dhe pacientët e kujdesit intensiv ishin midis atyre që u evakuuan në një traget të ankoruar në portin e qytetit, shkruan BBC

Një vdekje e mëparshme, gjithashtu besohet të ketë qenë një emigrant, ishte raportuar në fshatrat afër Aleksandoupolis dhe shërbimet e urgjencës kishin dërguar mesazhe me tekst celular në zonat përreth duke u kërkuar njerëzve të largoheshin.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Yiannis Artopoios tha se po hetohet mundësia që 18 viktimat e gjetura të martën të kishin hyrë ilegalisht në Greqi, duke qenë se nuk kishte raportime për banorë të zhdukur.

Marketing
Exit mobile version