Nxënësit e 55 shkollave të mesme të provincës greke Maqedonia Qendrore protestojnë sot kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës. Ata i kanë okupuar hapësirat e shkollave dhe e kanë bojkotuar mësimin.
Shumica e shkollave të okupuar ndodhen në Pela, prej tyre 22, ndërsa 11 shkolla në Selanik.
Drejtori i arsimimit sekondar në Pela për mediat greke deklaroi se nuk ka dëshmi për ndikim të jashtëm pas okupimit të shkollave të mesme.