Greqi, vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve të vrasjes së 39-vjeçarit nga Shkupi

Vijojnë hetimet për identifikimin e dy atentaroëve me maska që ekzekutuan me 19 plumba 39 vjeçarin Orhan Bajrami – Oki, në Sani Villas Hanioti të Greqisë.

Marketing

Policët të cilët dëshirojnë të mbeten anonim pasi që nuk janë të autorizuar të flasin zyrtarisht për rastin, për Asociadet Press deklaruan se besohet se bëhet fjalë për vrasje të porositur, ndërsa të njëjtin lajm e ka botuar edhe ABC News.

Mediat greke raportojnë se autorët dyshohet tashmë të kenë ikur jashtë vendit, me destinacione të mundshme Bullgari apo Turqi.

Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, 39-vjeçari, i cili merrej me kazino dhe tregti të pijeve alkoolike, gjatë ekzekutizmit kishte qenë ulur në oborrin e vilës me qira bashkë me 45 vjeçarin I cili mbet I plagosur si dhe me partneren e tij, si dhe një çift tjetër, të cilët nuk u lënduan. Sipas të njëjtave informacione, autoritetet për vrasjen janë njoftuar nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë telefonuar policinë.

Mediat greke poashtu shkruajnë se 39-vjeçari, i cili u vra me një pistoletë të kalibrit 32, ka qenë në dijeni se ishte nën kërcënim dhe kishte menduar strehim në Greqi, ndërsa sot ai kishte planifikuar të linte dhe vilën e marrë me qira, ndërsa nuk dihet se cili do të ishte destinacioni i ardhshëm.

Në ndërkohë, disa media në gjuhën maqedonase publikuan sot lajmin në të cilin thuhet se vrasja e Orhan Bajramit është paralajmëruar ditë më pare në rrjetin social TikTok. Profili nga i cili është paralajmëruar likuidimi tani nuk është i qasshëm, në të njëjtin, sipas mediumit, më shumë se një vit janë paralajmëruar edhe likuidime tjera.