Ballina Aktuale Greqia do ndërtojë bust për të nderuar terroristin Kaçifas

Greqia do ndërtojë bust për të nderuar terroristin Kaçifas

Vazhdojnë ta quajnë “hero” në Greqi, minoritarin grek Konstandinos Kaçifas që mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri me forcat speciale RENEA në Shqipëri, pasi më parë kishte qëlluar mbi policinë e Gjirokastrës në Bularat.

Marketing

E teksa etiketimi s’përbën aspak problem, duket se çmenduritë nuk kanë të ndalur në radhët e grekëve për Kaçifas. Kështu media greke “iefimerida.gr” shkruan se në Greqi do të ngrihet një bust për Kacifasin që ju vërsul me armë policisë shqiptare.

Idenë e ka hedhur kryebashkiaku i qytetit Argo, Dimitris Kaboçon, i cili i ka propozuar këshillit bashkiak që të miratojnë një vendim për ngritjen e bustit të Kostandios Kaçifas.

“Kjo është një gjë e mirë për historinë tonë moderne”, është shprehur kryebashkiaku gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak, i cili ka kritikuar opozitën që votoi kundër./tch/

Exit mobile version