Greqia mposht Kosovën

Greqia ia ka shkaktuar humbjen e dytë Kosovës brenda pak ditëve në Ligën e Kombeve.

Marketing

“Dardanët” janë mposhtur të dielën nga Greqia me rezultat minimal 2-0 në udhëtim, derisa nga i njëjti kundërshtar ishin mposhtur edhe para më shumë se një javë në Prishtinë.

Në Greqi ndeshja që nga fillimi deri në mbarim u karakterizuar me provokimet të shumta nga ana e tifozëve grek drejtë lojtarëve dhe tifozëve të Kosovës.

Sa i përket ndeshjes, Greqia ishte skuadër më e mirë në fushë duke e kërkuar golin më shumë gjatë gjithë 90 minutave, por mbrojtja dardane ishte e vëmendshme me në krye kapitenin Amir Rrahmani që u tregua i pakalueshëm në pozicionin e tij.

Goli i parë grekëve erdhi në minutën e 70’ kur Giakoumakis realizoi pas asistimit nga Mantalos, ndërsa Mantalos shënoi për 2-0 në sekondat e fundit në portën e zbrazët pasi edhe portieri Aro Muric shkoi në sulm.

Kjo humbje ia shuan shpresat Kosovës për ta marr vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.

Greqia ka 12 pikë në vendin e parë, kurse Kosova është e dyta me gjashtë sosh.