Ballina Aktuale Grevë e përgjithshme e sektorit publik,kërkojnë rritje rrogash

Grevë e përgjithshme e sektorit publik,kërkojnë rritje rrogash

Lidhja e Sindikatave mbajti grevën e paralajmëruar me vendosjen e 120 ulëseve para Kuvendit, duke kërkuar para deputetëve rritje lineare të pagave të punonjësve të sektorit publik për 2806 denarë dhe kthimin e së drejtës së regresit për pushim vjetor nga viti 2023. Kriza dhe rritja e çmimeve dëmton punëtorët e deputetët që nuk do t’i mbështesin amendamentet, do t’u kërkohet të japin dorëheqje, tha kryetari I LSM-së. Paralajmëron që të enjten  do të vendosin 21 ulëse para Qeverisë për t’iu kujtuar kërkesat e njëjta.
“Ne i kemi zgjedhur që të promovojmë dhe ruajmë të drejtat tona dhe kjo na takon tani kur kemi më shumë nevojë, kur nuk e dimë se çfarë na sjell mëngjesi, kur nuk e dimë se sa inflacion na pret të nesërmen, kur nuk e dimë se çfarë çmimesh na presin nëpër dyqane.”,- tha kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
Protestës iu bashkëngjit edhe shëndetësia të cilët ndërprenë punën e tyre prej orës 10 deri në 11 para Klinikës Kirurgjikale në Shkup e Tetovë me po të njëjtat kërkesa.
“Rritja lineare prej 2806 denarësh për një infermiere me arsim të mesëm nënkupton rritje për 14 për qind, për një me arsim të lartë rritje për 10 për qind, për një mjek të përgjithshëm do të jetë rreth 8.5 për qind, për një mjek specialist diku 5.8 për qind, kështu që ajo shumë lineare është mjaft e mirë për momentin.”,- theksoi kryetari i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfilovski.
“Jemi këtu më pak me qëllim që gjysma tjetër të jetë në vendet e tyre të punës që të mos pësojnë pacientët. Kemi përkrahjen e plotë të tyre.”,- u shpreh kryetarja e Sindikatës në Spitalin Klinik dhe Shtëpinë Shëndetësore – Tetovë, Sllobodanka Grncaroska.
Protestuan edhe punonjësit në komunën e Tetovës, sindikata e të cilëve është pjesë e LSM-së.
“Prej në mëngjes jemi në vendet e punës por megjithatë kemi grevë dhe nuk punojmë. Prej ora 10 deri në 11 të gjithë të punësuarit jemi jashtë të shprehim pakënaqësinë.”,- tha Festim Zeqiri nga Sindikata e Administratës dhe Organeve Gjyqësore.
Nga e njëjta paralajmërojnë se grevën do ta vazhdojnë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Exit mobile version