Griezmann: Titulli është në dorën tonë, do përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet

9:13 | 26 Prill 2021

Marketing

Antoine Griezmann është shprehur optimist për fitoren e La Ligas.

Barcelona arriti një fitore të rëndësishmë në kuadër të xhirso së 33-të të La Ligas kundër Villarealit, shkruan lajmi.net.

“Blaugranët” arritën të fitojnë me rezultatin 2-1, me dy gola nga Griezmann, të cilët i sollën tre pikë në “Camp Nou”.

Tani, Barça ka 71 pikë dhe qëndron vetëm dy pikë më pak se Atletico Madrid, por se ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Protagonisti i takimit, Antoine Griezmann, u shpreh optimist për garën e La Lgias. Ai theksoi se titulli është në dorën e tyre, dhe ata duhet ta fitojnë.

“Ne të gjithë duam të fitojmë La Ligan. Janë katër skuadra me të cilat ne luftojmë dhe do të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje të mundshme”, tha ai.

“Nuk do të jetë e lehtë aspak, por ne kemi një grup të mirë i cili është i gatshëm për ta arritur atë objektiv”, shtoi ai.

“Atletico Madrid është duke bërë një luftë të jashtëzakonshme në ligë dhe ne po bëjmë më të mirën për të qenë kampionë sivjet. Ne e kemi La Ligan në duart tona tani, duhet vetëm të fitojmë çdo ndeshje”, tha Griezmann.

Barcelona ka fituar Copa del Rey dhe do të përballet me Atleticon me tetë maj, ndeshje të vështira pritet të jenë edhe ato ndaj Valencias dhe Levantes./Lajmi.net/

Marketing