Gripi i syrit, në qarkullim: Janë shtuar rastet tek fëmijët dhe të rinjtë

Pacientët me shqetësime të syve, janë shtuar gjatë kësaj periudhe.

Marketing

Sipas okulistit Rubin Topi, po qarkullon gripi i syrit, infeksion që përhapet bashkë me virozat e stinës. Ndaj prindërit duhen të bëjnë kujdes me fëmijët që frekuentojnë shkollat dhe kopshtet, pasi kjo sëmundje është ngjitëse dhe përhapet nëpërmjet prekjes.
Me fillimin e shkollave dhe kopshteve, fëmijët janë në kontakt me njeri-tjetrin shton mundësinë e kalimit të virozëve nga njëri fëmijë tek tjetri por edhe tek prindërit.

Ka filluar stina e vjeshtës dhe me uljen e temperaturave fillon stina e virozëve, ku nuk bëhen përjashtim virozat që prekin sytë. Vërehet një shtim rastesh sidomos tek të rinjtë dhe fëmijët.

Infeksioni viral i syve ose konjunktiviti adero-virtual , gripi i syve i shkaktuar nga viruset mund të zgjasë deri në një peruidhë 6 javore por ka raste edhe më tepër, po mesatarisht prej dy javësh.

Mjeku okulist thotë se nuk duhen neglizhuar simptomat, pasi sëmundja mund të çojë deri në humbje të shikimit.

Ajo që ne i druhemi më shumë se cdogjë tjetër ne rastin e gripit të syrit është që mos të preket korneja, krijohen njollat e bardha në sy që ul përqindjen e shikimit.

Është shumë e pabesë dhe shume e rrezikshme si patologji. Ka pacientë që vijnë me vonesë dhe të keqtrajtuar me medikamente të gabuara, i shohim që jo vetëm nuk janë qetësuar por vijnë në një gjendje me të keqe se normalisht.

Nëse nëna konstaton që fëmija është prekur nga gripi i syrit, mjekët këshillojnë kujdes me higjienën, në mënyrë që të mos infektohen familjarë të tjerë.