Grosha, si ushqimi më i konsumuar në tryezat e qytetarëve, ka nisur të kthehet në një luks.
Një kilogram groshë arrin çmimin e njëjtë si të mishit.
“Na thanë se grosha është më shtrenjtë se mishi, më intereson sa është një kilorgam mish?
-mishi është 400 denarë.
-A ka më lirë?
-Jo, nuk ka më lirë, deklaroi për tv KlanM shitësi i mishit.
Çmimi i groshës arrinë thuajse të njëjtin çmim si të mishit edhe në tregjet e gjelbërta të qytetit të Tetovës dhe Shkupit.
“Nuk mbjellin groshë, thashë më herët, të rinjtë kanë ikur, kanë mbetur vetëm pleqtë, groshë blejnë vetem ata që kanë para, ata që nuk kanë nuk e blejnë”, deklaroi një shitës i groshës për tv KlanM.
Ulja e sipërfaqeve bujqësore për kultivimin e groshës, me vite paraqet një trend negativ. Bujqit thonë se për shkak të ndryshimeve klimatike, kryesisht thatësirës, nga viti në vit zvogëlohen rendimentet e groshës. Në këtë trend negativ ka ndikuar edhe rritja e cmimeve të preparateve bujqësore që ka detyruar shumë bujq që të heqin dorë nga mbjellja e groshës.
Me qëllim të promovimit të brendit “Grosha e Tetovës” në Tearcë për të 11-tën herë u mbajtë manifestimi “Dita e Groshës”. Organizatorët thanë se autoritetet duhet të angazhohen që të brendohet ky prodhim bujqësor kurse bujqit të nxiten me subvencione, me qëllim që të mos paraqitet mungesa e groshës nëpër tregjet e vendit dhe cmimi të jetë I arsyeshëm./KlanMacedonia/