Ballina Lajme Botë Gruaja më e moshuar në SHBA, 114-vjeçarja Thelma Sutcliffe

Gruaja më e moshuar në SHBA, 114-vjeçarja Thelma Sutcliffe

Thelma Sutcliffe, amerikanja 114-vjeçare që jeton në shtetin Nebraska, është personi më i vjetër në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Grupit kërkimor gerontologjik, Sutcliffe u bë gruaja më e moshuar amerikane pas vdekjes së një gruaje 115-vjeçare në shtetin e Karolinës së Veriut më 17 prill.

Punonjësit shëndetësorë theksuan se Sutcliffe, e cila ka lindur më 1 tetor të vitit 1906, ka shëndet të mirë mental përskaj dëgjimit dhe shikimit të dobësuar.

Marketing

Mjekët po ashtu thanë se 114-vjeçarja ka marrë vaksinën kundër COVID-19 dhe se ka kaluar të gjitha kërkimet e nevojshme rutinore shëndetësore.

Sutcliffe deklaroi se pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit më së shumti dëshiron të qëndrojë dhe të ha drekë me miqtë.



. .

Exit mobile version