Një person nga Kumanova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja.
Bëhet fjalë për një 32-vjeçar i cili rastin e sulmit fizik e ka paraqitur në polici gjatë ditës së djeshme.
Sipas dëshmisë, ai në shtëpinë familjare është sulmuar nga 33-vjeçarja I.K nga Shkupi.
Policia njofton se është duke punuar në zbardhjen e rastit.