Gruaja saudite dënohet me 45 vite burg se bëri postime në Twitter

Një grua saudite u dënua me 45 vjet burg për postimet e saj në mediat sociale. Dënimi vjen vetëm disa javë pas një dënimi të ngjashëm të vendosur ndaj një studenteje tjetër arabe të doktoratures në Universitetin e Leeds të cilën e dënuan me 34 vite burg për përhapjen e postimeve të disidentëve.

Marketing

Lajmi u bë i ditur nga Organizata e të Drejtave të Njeriut “Demokraci për Botën Arabe Tani”, (Ne anglisht: Democracy for the Arab World Now, Dawn,) një grup me bazë në Uashington i themeluar nga gazetari i vrarë Khashoggi, i cili ndau një kopje të dokumentit të gjykatës.

Nourah al-Qahtani u dënua në apel për “përdorim të internetit për të copëtuar strukturën shoqërore” dhe “shkelje të rendit publik.

Pak detaje dihen rreth gruas së dënuar, moshën e saj apo rrethanat rreth arrestimit dhe dënimit të saj.