Ballina Lajme Botë Gruaja zhvishet nudo në mes të supermarketit për të provuar se nuk...

Gruaja zhvishet nudo në mes të supermarketit për të provuar se nuk kishte vjedhur (VIDEO)

Një grua e akuzuar për vjedhje në një nga dyqanet e Walmart në Meksikë, mori masa drastike për të provuar pafajësinë e saj.

Marketing

Siç shkruan “RT“, ajo u zhvesh lakuriq në mes të supermarketit ndërsa roja i sigurisë e shikonte.

Në një video të incidentit, roja i sigurisë shihet duke iu afruar gruas së dyshuar për vjedhje, ndërsa ajo priste daljen e dyqanit.

Reagimi i saj pasi ajo u ndal nga roja, e la atë pa fjalë. Gruajahoqi fundin që kishte veshur dhe nisi t’i drejtohet daljes, por mbase e pakënaqur me ndalimin që iu bë, u kthye edhe njëherë për të hequr edhe këmishën.

Plotësisht nudo, ajo doli jashtë me rrobat në dorë. Identiteti i blerëses mbetet i panjohur, megjithëse ajo duket se është lejuar të largohet nga pas shfaqjes që bëri.

https://twitter.com/i/status/1176596701945237510

 

Marketing
Exit mobile version