Grubi: 1.500 vende të reja pune në zonën ekonomike të Tetovës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ishte i pranishëm në
vendosjen e gur themelit të investimit të ri të kompanisë LEAR dhe
NORMAK në Zonën teknologjike industriale zhvillimore në Tetovë.

Marketing

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut qysh në shtator të vitit të
kaluar ka marr vendim afirmativ për investimin e kontraktuesve privat
LEAR dhe NORMAK në këtë zonë të lirë ekonomike.

Grubi me këtë rast ka theksuar rëndësinë e këtij investimi që pritet të
siguron mbi 1.500 punësime nga të cilat do të përfitojnë banorët e
Tetovës dhe rrethinës.

Zëvendëskryeministri i parë z. Grubi ka shfrytëzuar rastin që të
falënderojë përfaqësuesit e kompanive LEAR dhe NORMAK për bashkëpunimin
e mirë dhe të suksesshëm dhe të përgëzoj të njëjtët për rolin e tyre në
thellimin e marrëdhënieve në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
Mbretërisë së Norvegjisë, në këtë rast me Fondin Investues Shtetëror
Norvegjez.

Grubi mes tjerave nënvizon se çdo investim i huaj në Republikën e
Maqedonisë së Veriut ka ndikuar në uljen e shkallës së papunësisë dhe
këtë e kanë treguar statistikat e viteve të fundit.