Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sonte në Click Plus në Tv21 duke folur për bartësit e listava për zgjedhjet e 12 Prillit u shpreh se deri tash i sigurt është vetëm Ali Ahmeti në njësinë e gjashtë.
Grubi i mohoi zërat se në njësinë 2 do të jetë Ilir Hasani, në 3 Bujar Osmani, në 1 Izet Mexhiti dhe në 5 Talat Xhaferi.
Ai tha se sapo ka nisur përzgjedhja e emrave dhe po flitet në parti, por nuk ka emra konkret për bartës liste deri tani.