Grubi: Aplikacioni “Lexues Audio” për personat e verbër me version edhe në gjuhën shqipe

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi së bashku me kryeministrin Zoran Zaev ishte i pranishëm në ngjarjen e organizuar nga
ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për lëshimin në përdorim
zyrtar të aplikacionit “Lexues Audio”, i cili do të jetë në shërbim të
rreth 3000 personave të verbër në vendin tonë.

Marketing

Projekti i krijimit të këtij aplikacioni është financuar nga ana e
Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ai u krijua në partneritet me
Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Programin për zhvillim të
Kombeve të Bashkuara dhe Këshillin Nacional për personat e verbër.

Ky aplikacion përmes sistemit të shëndërrimit të “fotografisë/tekstit në
zë” do të mundësojë lëvizje dhe komunikim më të lirshëm, jetë më
cilësore për kategorinë e personave të verbër.

Grubi përmes faqes së tij zyrtare në Facebook poashtu njoftoi se në
përgatitje e sipër është edhe versioni shqip i këtij aplikacioni i
quajtur Hana. Në përpilimin e të dy versioneve të aplikacionit është
përfshirë kompani e specializuar amerikane për krijimin e këtyre
produkteve softuerike dhe ekip lokal i linguistëve nga institucione me
renome.

Implementimi i këtij projekti bazohet në Konventën e ratifikuar të
Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me nevoja të veçanta në
vitin 2011.

Marketing