Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të cilët humbën jetën disa ditë më parë në aksidentin tragjik në Bullgari.
Grubi ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve dhe miqve. Ky është statusi i plotë i Grubit në Facebook:
“Me nderime të larta shtetërore iu dha lamtumira e fundit bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.”
“Bashkëndjejmë thellë me dhimbjen e familjarëve dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta!”
“I paharruar përjetë do të jetë kujtimi për ta!”