Grubi: BDI-ja nuk mund të lejojë mosrespektim të Marrëveshjeve të Ohrit dhe Prespës

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Artan Grubi në konferencën e sotme për shtyp lidhur me shkarkimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale theksoi se BDI-ja nuk mund të lejojë mosrespektim të Marrëveshjeve të Ohrit dhe Prespës.

Marketing

Ai shtoi se kjo nuk guxon të bëhet praktikë sepse do të na prishë imazhin në muajin mars kur do të duhet të bisedohet për ardhmërinë e shtetit.