Ballina Aktuale Grubi: BDI nesër shkruan edhe një histori

Grubi: BDI nesër shkruan edhe një histori

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi për zgjedhjet që do të mbahen nesër në mënyrën më demikratike në 10 degë për kryetarë dege, kryetarë të këshillave vendor, anëtarë të kryesisë së degëve dhe këshillave vendor ka përkrahur kandidatët ja dhe postimi i plotë në Facebook i Grubit:

Marketing

Nesër, Bashkimi Demokratik për Integrim po bën historinë duke organizuar zgjedhje në 10 degë për kryetarë dege, kryetarë të këshillave vendor, anëtarë të kryesisë së degëve dhe këshillave vendor.

BDI prin si partia e parë në rajon që zhvillon proces krejtësisht demokratik në të gjitha strukturat organizative të veta.

Një anëtar, një votë, është parimi të cilit duhet t’i përmbahen të gjithë për të dalë të barabartë, fitimtarë, më të fuqishëm, më të konsoliduar dhe për të siguruar jetëgjatësinë organizative.

Ejani të gjithë në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe bëhuni pjesë e ndërtimit modern të së ardhmës tonë të përbashkët.

Exit mobile version