Grubi: Bie kufiri midis nesh! Nga dita e hënë nis kontrolli i përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Nga dita e hënë në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të ketë vetëm një pikë kontrolli, përcjell TV21. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili tha se kjo bëhet me qëllim që të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe njerëzve.

Marketing

“Në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, me kënaqësi të madhe ju njoftoj që nga dita e hënë, me 31 korrik 2023, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona. Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”, ka shkruar Grubi.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/834407514715435?ref=embed_post

Marketing